Bota28 Dhjetor 2022, 13:49

Tërmeti 4.9 ballë godet Greqinë, ndihen disa pasgoditje

Shkruar nga Pamfleti
Tërmeti 4.9 ballë godet Greqinë, ndihen disa pasgoditje

Tërmeti 4.9 ballë godet Greqi, ndihen disa pasgoditje

Një tërmet me magnitudë 4.9 ballë ka goditur Greqinë mesditën e kësaj të mërkure.

Sipas informacioneve paraprake, lëkundjet janë ndjerë në  Evia dhe zonën e Atikës në Athinë, shkruan Protothema.

Thellësia e tërmetit ishte 13.2 kilometra, teksa epiqendra ishte5 kilometa në lindje të qytezës Psachni.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet vendase për dëme materiale apo jetë të humbura.

Duhet thënë se viti që po lemë pas ka sjellë shumë lëkundje sizmike për Greqinë, ku më e forta ka qenë mes ishujve Zakinthos dhe Kefalonias, me shkallë rihter 5.4, në datën 8 shtator 2022.

Rajoni Greqi Termet