Bota19 Shtator 2022, 21:51

Termeti 7.6 shkund Meksikën, paralajmërohet për tsunam

Shkruar nga Pamfleti
Termeti 7.6 shkund Meksikën, paralajmërohet për tsunam

Një tërmet me magnitudë 7.6 ballë, ka goditur bregun jugperëndimor të Meksikës, raporton Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS).

Kryebashkiakut i qytetit të Mexico city, Claudia Sheinbaum është shprehur se ende nuk rapotohet për viktima apo dëme të mëdha.

Ndërkohë që Qendra e Paralajmërimit të Tsunamit ka lëshuar alarmin, duke paralajmëruar se valë të larta dallgësh mund të godasin menjëherë Meksikën.

USGS tha se tërmeti goditi rreth 37 kilometra në juglindje të qytetit të Aquila, në shtetin Michoacan. Thellësia e tërmetit ishte rreth 15.1 kilometra. Lajmi vjen në përvjetorin e pestë të tërmetit të vitit 2017 që vrau 216 njerëz në Mexico City.

Bota #7.6 Ballë Meksike Termet