Aktualitet 6 Shkurt 2023, 09:09

Tërmeti 7.8 ballë, flet shqiptari në Turqi: Isha në katin e 12 të hotelit, ishte e pamundur të zbrisja

Shkruar nga Pamfleti
Tërmeti 7.8 ballë, flet shqiptari në Turqi: Isha në katin e

Bruno Dodi, një shqiptar në Turqi, ka treguar momentet e vështira nga tërmeti vdekjeprurës me magnitudë 7.8.

Në një lidhje për Klan News, Dodi thotë se ka qenë në katin e 12 të një hoteli në qytetin Adana kur vendi u trondit nga tërmeti i fuqishëm.

“Ka pasur lëkundje nga ora 05:00 deri tani, pothuajse çdo 10-15 minuta ka lëkundje. Shembje të banesave ka këtu në Adana, unë jam në qendër të Adanasë, njerëzit janë pothuajse akoma jashtë që nga mëngjesi kur filluan lëkundjet. Situata është e vështirë, ishte një tërmet i fuqishëm. Unë banoja për momentin në katin e 12 të një hoteli dhe ishte e pamundur që të zbrisje poshtë. Ishte shumë tronditës”, thotë Bruno Dodi.

Sipas tij, edhe në aeroportin e këtij qyteti ka të ngjarë që të ketë patur probleme nga lëkundjet sizmike.

Qyteti Adana është një nga të prekurit e tërmetit në Turqi, ku janë rrëzuar edhe pallate.

Tërmeti me magnitudë 7.8 ka goditur në orët e para të mëngjesit Turqinë dhe është shoqëruar me pasgoditje me magnitudë 6.5 dhe 6.4 ballë kanë ndodhur në Gaziantep.

Një zhurmë e madhe është dëgjuar, ndërsa ndërtesat janë shembur në pak sekonda.

Aktualitet #Tërmeti 7.8 ballë flet shqiptari në Turqi