Bota 7 Shkurt 2023, 12:01

Tërmeti dëmtoi godinën, xhihadistët sirianë arratisen nga burgu

Shkruar nga Pamfleti
Tërmeti dëmtoi godinën, xhihadistët sirianë arratisen

Të paktën 20 të burgosur në një burg sirian, që besohet se janë xhihadistë janë arratisur nga burgu pasi tërmeti dëmtoi godinën, shkruan AFP.

Burgu në qytetin Rajo pranë kufirit turk mban rreth 2,000 të burgosur, me rreth 1,300 prej tyre të dyshuar si luftëtarë të ISIS-it, tha një zyrtar në burg. Ai mban gjithashtu luftëtarë nga forcat e udhëhequra nga kurdët.

Tërmeti,  i cili u pasua nga dhjetëra pasgoditje në rajon, shkaktoi dëme duke përfshirë çarje të mureve dhe dyerve në këtë burg.

Tërmeti me magnitudë 7.8 goditi pak pas orës 4 të mëngjesit të së hënës me orën lokale, 23 kilometra (14.2 milje) në lindje të Nurdagi, provincën Gaziantep, në një thellësi prej 24.1 kilometrash (14.9 milje), tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS). Nurdagi ndodhet përgjatë kufirit Turqi-Siri dhe tërmeti u ndje në disa vende të rajonit, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin. Lëkundjet kanë shkaktuar dëme të mëdha dhe në Hatay, Gaziantep, Adana, Malatya, Osmaniye, Dijarbakır dhe Şanliurfa.

Në Turqi, raportohet për 3,419 të vdekur dhe 11,119 të plagosur, ndërkohë, në Siri, 1602 persona kanë vdekur dhe 1,280 janë plagosur.

Bota #Tërmeti në Siri xhihadistët sirianë arratisen nga burgu