
Mbi 5700 ndërtesa janë shembën në Turqi nga tërmeti që goditi zonën kufitare me Sirinë. Kjo është bërë e ditur nga krerët e AFAD-it, Autoriteti i Menaxhimit të Emergjencave dhe Fatkeqësive të Ankarasë, në përditësimin e fundit.
Ndërkohë kushtet e motit e bëjnë situatën edhe më dramatike, duke vështirësuar operacionin e kërkim-shpëtimit pasi ka reshje të dendura bore, reshje shiu, erëra të forta dhe temperatura të ulëta në zonat e prekura.
Autoritetet në përditësimin më të fundit njoftojnë se ka shkuat në mbi 4800 numri i viktimave nga tërmeti.
Nga ana tjetër rreth 23 mijë persona kanë mbetur të plagosur.