Bota 4 Nëntor 2022, 15:41

Tërmeti i fuqishëm shkundi Turqinë, reagon Ministria e Shëndetësisë: Dhjetëra persona të lënduar, një në gjendje të rëndë!

Shkruar nga Pamfleti
Tërmeti i fuqishëm shkundi Turqinë, reagon Ministria e

Një tërmet me magnitudë 4.9 ka shkundur Turqinë ditën e sotme, kryesisht lagjen Buça të qytetit të Izmirit.

Lëkundjet zgjatën për 20 sekonda rreth orës 03:29 dhe u ndjenë në zonat përreth epiqendrës.

Ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu ka vizituar Izmiri pas tërmetit që ndodhi, ku fillimisht u takua me qytetarët.

“Sipas informacioneve tona të deritanishme nuk ka pasur asnjë humbje jete. Nga paniku, janë prekur gjithsej 64 persona. 7 persona janë nën trajtim, 1 prej të cilëve është në gjendje të rëndë”, deklaroi Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.

Mediat vendase raportuan se ka pasur 62 pasgoditje, ku më i madhi prej të cilëve u regjistrua 2.7.

E gjithë situata ka krijuar panik tek qytetarët të cilët kanë rendur për të dalë jashtë banesave, ndërsa dy prej rasteve të lëndimeve personat u hodhën nga ballkonet e banesave.

Bota Termet Turqia