Një tërmet i fortë me magnitudë 6.9 ballë e shkallës Rihter, ka goditur ditën e enjte ishujt Macquarie në jugperëndim të Oqeanit Paqësor, ndërsa është dhënë alarmi për cunami.
Përmes një njoftimi, Byroja Australiane e Meteorologjisë bëri me dije se epiqendra ishte afër ishullit Macquarie në Oqeanin Jugor dhe 1200 kilometra në jugperëndim të Dunedin, Zelanda e Re.
Sipas të dhënave fillestare sizmike, tërmeti ka pasur një thellësi fokale prej 29.3 km.