Aktualitet23 Prill 2022, 15:56

Tërmeti në Bosnje, dëmtohet një banesë në Tropojë (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Tërmeti i rënë mbrëmë në Bosnje dhe Hercegovinë ka lënë pasoja dhe në vendin tonë. Edhe pse te ne u ndje më lehtë, ka pasur dëme te disa banesa në veri të vendit.

Një shtëpi në Tropojë ka pësuar plasaritje të mëdha si pasojë e lëkundjeve. Bëhet fjalë për një ndërtesë të vjetër. Megjithatë nuk raportohet për të lënduar.

Mbrëmë në Bosnje ra një tërmet 5.7 ballë, një vajzë humbi jetën dhe pati disa të plagosur. Po ashtu pati dhe dëme të lehta materiale.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Tirana #tërmeti ndertese Tropoje