Aktualitet 1 Tetor 2019, 18:45

Tërmeti në drejtoritë e Kadastrës dhe si po bie shteti i Ramës, shkarkime dhe drejtorë të bërë “koka turku”

Shkruar nga Pamfleti
Tërmeti në drejtoritë e Kadastrës dhe si po bie shteti i

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka qenë një plagë e madhe e kësaj qeverisje, edhe pse një problem I trashëguar. Korrupsioni, shkelja e ligjit në shkëmbim të shumave të parave që merrnin specialistët, por kryesisht drejtuesit kanë bërë që të ishte një nga drejtoritë më problematike.

Gjithashtu, urdhrat që vinin nga lart për legalizimi të jashtëligjshme me firmat e drejtorëve karrieristë dhe servilë të politikës që i emëroi nëpër poste, janë një fenomen I cili nuk po gjen zgjidhje.

Ditën e sotme një tjetër thagmë e ASHK doli në dritë. Pasditen e 1 tetorit drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës, Liridon Pula 36 vjeç, u arrestuan. Rreth orës 15:00 të ditës së sotme ai është shoqëruar për t’u marrë në pyetje, ndërsa më pas i është komunikuar masa arrest me burg për shpërdorim detyre.

Gjithashtu kujtojmë se kohë më parë, ASHK Vlorë pati të njëjtat probleme. Shpërdorimi i detyrës u pasua me dorëheqje nëndrejtorësh dhe vërejtje për punonjësit. Klodian Troci dhe drejtori i Hipotekës, Florian Almadhi u liruan nga kompetencat e tyre. Më pas edhe Drejtoi i ri i Kadastrës së Vlorës dha dorëheqjen pak muaj pasi mori deytrën. Ardian Musta kreu  këtë veprim direkt  pas tensioneve që u bënë publike në media. Kujtojmë që Drejtoria e Kadastrës Vlorë ka qenë një nga Drejtoritë më problematike ndër vite lidhur me çështjet e pronave në hipotekë.

Por, nga vijnë gjithë këto probleme dhe përse dënohen vetëm drejtorët? Është e qartë. Disa shkelin ligjin nga lakmia për të vjedhur para e të tjerët se vendosin firma prej presioneve politike që vijnë nga lart dhe bëhen më pas koka turku. Hetimet për këto shkelje e largime nga puna duhet të avancojnë e nuk duhet të mjaftohet me “gjueti shtrigash”. Shtrigat e vërteta janë në parlament e në poste drejtuese të dikastereve dhe Bashkive të vendit.

Por kush do të hetojë? Prokuroria e shërbëtores së Ulsi Manjës, Arta Markut, është krejtësisht e kapur. Gjyqtarët që mund të gjykojnë janë në ethet e drejtësisë së re që rezulton se po kapet dita ditës nga Edi Rama. Drejtësia po kthehet në një mit dhe në një plagë për vendin. Reforma mbolli shpresë, por këtë shpresë Rama po e vret që në filiz.

Dhe në fund kemi Artan Lamen, që shqetësohet se i futet partia për vendet e punës! Kjo është e vërteta, shqetësohen për paratë dhe vendet e punës, jo për t’i shërbyer qytetarëve./Pamfleti

Aktualitet