Bota 7 Shkurt 2023, 20:20

Tërmeti në kufirin turko-sirian merr përmasa katastrofike, shkon në afro 7300 numri i viktimave

Shkruar nga Pamfleti
Tërmeti në kufirin turko-sirian merr përmasa katastrofike, shkon

Është rritur sërish numri i personave që kanë vdekur në Turqi dhe Siri si pasojë e tërmetit katastrofik.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 7,266. Ministri turk i Shëndetësisë konfirmoi se 5,434 njerëz kanë vdekur në vend. Ndërkohë në Siri, të paktën 812 njerëz kanë vdekur në zonat qeveritare dhe rreth 1,020 kanë vdekur në zonat e kontrolluara nga rebelët.

Ministri i Jashtëm sirian, Faisal Mekdad, u ka kërkuar vendeve evropiane të dërgojnë ndihma për të përballur situatën.  Ai shtoi se sanksionet e vendosura ndaj Sirisë nga Britania e Madhe dhe SHBA nuk janë një justifikim për të mos dërguar mbështetje.

Zyrtarët sirianë kanë argumentuar prej kohësh se sanksionet perëndimore kanë dëmtuar përpjekjet e rindërtimit në zonat ku konflikti 12-vjeçar është qetësuar.

Por Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane kanë thënë se sanksionet synojnë të bëjnë presion mbi qeverinë siriane në një proces politik që mund t’i japë fund konfliktit.

Bota temreti ne turqi