Bota 8 Shkurt 2023, 16:56

Tërmeti në kufirin turko-sirian, shkon në 11.700 numri i të vdekurve

Shkruar nga Pamfleti

Tërmeti i fuqishëm i së hënës, që goditi kufirin Turqi-Siri ka lënë pasoja katastrofike, deri më tani flitet për më shumë se 11,700 viktima në total, në dy shtetet e goditura.

Në pjesën e Turqisë deri më tani numërohen mbi 9,057 viktima dhe mijëra të plagosur. Ndërkohë që grupet e kërkim-shpëtimit po luftojnë me kohën për të gjetur të mbijetuarit nën gërmadha.

Nga ana tjetër në Siri numërohen deri më tani 2662 viktima, nga të cilët 1262 njerëz kanë vdekur në zonat e kontrolluara nga qeveria e vendit. Ndërsa 1400 viktima janë regjistruar në zonat e kontrolluara nga rebelët.

Operacionet e kërkim-shpëtimit në Siri kanë hasur vështirësi të mëdha, kjo për shkak të mungesës së ndihmës nga partnerët ndërkombëtarë të cilët kanë sanksionuar qeverinë e Asad. Kjo ka bërë që procesi i shpëtimit të jetë më i ngadaltë dhe aftësia e menaxhimit të të plagosurve të jetë shumë e dobët për shkak të mungesës së ilaçeve dhe mjekëve vullnetarë.


smile

Bota #tërmeti Siri TURQI