
Tërmeti në Siri, ‘çmenduria’ e vajzës së Assad: Kujdes, mos ndihmoni zonat e rebelëve
Tërmetet, viktimat, errësira, i ftohti, uria, frika…dhe Assadi. Nga shtatë plagët e Sirisë, e fundit është më e keqja. Dy minuta tërmet arritën të përfundojnë punën e 12 viteve luftë, duke varrosur më fatkeqët që jetonin në kampet e tmerrshme dhe qytetet e kartonit, por regjimi i Bashar al-Assad e di mirë se si të bëjë të keqen edhe më keq: pak orë pas tërmetit, kur ende dilte pluhur nga shtëpitë e shkatërruara, teksa punohej me duar të zbathura për të nxjerrë jashtë kufoma dhe të plagosur, ushtria siriane ka bombarduar.
Bomba në Raid dhe Marea, 25 km në veri të Aleppo.
‘Një sulm mizor’, thekson qeveria angleze, ‘Bombardime të papranueshme — thotë ministri i punëve të jashtme, James Clevergy — kjo është sjellja e një regjimi që tanimë e njohim mirë’.
Por ka edhe më: Në profilin e Instagramit të ‘zzzeiiinnn’, që rezulton të jetë Zein al-Assad, 19 vjeç, vjen një ‘bombardim’ tjetër nga e bija e diktatorit. Vajza ka jetuar gjithmonë në Londër me mamanë Asma: shkolluar në shkolla të kushtueshme, pasion për Kashmirin dhe në një postim gjen mënyrën për t’u treguar ndjekësve në një link që është për të mbledhur fonde për të prekurit nga tërmeti në Idlib, një nga qytetet më të goditura (por të kontrolluar nga rebelët):
‘Ju lutem, -shkruan Zein-, bëni kujdes ku dhuroni. Ai është një grup që mbështet terroristët në Idlib. Donacionet nuk do të shkojnë në Alepo, Latakia apo Hama’ (Zona që janë nën kontrollin e qeverisë së Assad).
Asnjë mëshirë! As për të vdekurit, as për të gjallët. Shkatërrimi sirian mbetet në qoshen e hijes së një regjimi që refuzon ndihmat që shkojnë për zonat kundërshtare. Me një Turqi në kaos që ka mbyllur kufinjtë dhe në këtë moment nuk mund të mendojë për të lënë ekipet e shpëtimit të kalojnë në vendin fqinjë. Me një komunitet ndërkombëtar të ‘paralizuar’ nga sanksionet e vendosura nga Assad, të paaftë të ndërhyjë në një emergjencë katastrofike.
Janë të paktën 250 fshatra në pikë të hallit, dhjetra kampe të shkatërruar, 400 zona të goditura: të gjunjëzuar Aleppo, Hama, Latakia, Idlib.
Qyteti i Haremit, numëron një të vdekur në çdo 20 banorë. Jeindreis, me 25 mijë banorë, numëron më shumë se një mijë viktima. /Përshtati Pamfleti, Corriere della Sera