
Tërmeti i fuqishëm 7.9 ballë në Turqi, ka shkaktuar mijëra të vdekur. Njerëzit që ndodheshin aty kanë përjetuar emocione të forta. Osama Abdul Hamid ka thënë se mezi doli i gjallë me gruan dhe katër fëmijët e tij kur ndërtesa e tyre e banesës u shemb në fshatin Azmarin në Sirinë veriperëndimore të kontrolluar nga rebelët.
Hamid tha për “Associated Press” se ai dhe familja e tij po flinin në banesën e tyre kur u zgjuan nga dridhjet e fuqishme dhe të zgjatura.
Ata ia mbathën nga banesa, por “para se të arrijmë te dera e ndërtesës, e gjithë ndërtesa u rrëzua mbi ne”, tha ai. Një derë druri i mbrojti ata nga forca më e keqe e shembjes -të gjithë dolën të gjallë.
Abdul Hamid, gruaja e tij dhe tre nga fëmijët pësuan lëndime në kokë, por të gjithë janë në gjendje stabile.
“Ndërtesa është katër kate, dhe nga tre prej tyre, askush nuk doli. Zoti më dha një mundësi të re për jetën.” Abdul Hamid për AP