Bota 7 Shkurt 2023, 11:45

Tërmeti në Turqi, e moshuara shpërthen në lot: Kam 6 familjarët poshtë rrënojave, askush nuk më ndihmon!

Shkruar nga Pamfleti
Tërmeti në Turqi, e moshuara shpërthen në lot: Kam 6

Britma që prekin shpirtin. Janë këtë episodet që shikohen në Turqi një ditë pas tërmetit.

Një qytetare në Turqi, e cila ka 6 anëtarë të familjes së saj brenda rrënojave ka shpërthyer në akuza ndaj autoriteteve, ndërsa pohon se askush nuk i ka ardhur në ndihmë. Ajo pohon se emergjencat civile e kanë gënjyer kur ajo ka kërkuar ndihmë dhe se për familjarët e saj nuk po bëhet asnjë kërkim.

“Çfarë do të flas unë… Gjashtë veta ikën të gjithë! bërtita, qava, qava… Më mashtruan, më thanë; ‘ti shko, po vijmë’”, Ata nuk erdhi. Jemi kaq keq.. Nuk na ndihmuan.. U shkatërruam..”, pohon ajo në videon e shpërndarë në rrjetet sociale.

Vatandaş: "Ne konuşacağım… Altı kişiler, hepsi gittiler! Bağırdım, bağırdım, ağladım… Kandırdılar beni; ‘Teyze sen git biz geliyoruz’ dediler, gelmediler. O kadar mı kötüyüz.. Yardım etmediler..Biz mahvolduk…”#deprem #AdıyamanValiliği #adiyaman pic.twitter.com/NwB6SF3uCE

— Notkon (@notkoncom) February 7, 2023

Bota e moshuara shpërthen në lot Tërmeti në Turqi