Aktualitet 8 Shkurt 2023, 13:45

Tërmeti në Turqi, qeveria publikon kontaktet për shqiptarët e prekur: Telefononi në këto numra

Shkruar nga Pamfleti
Tërmeti në Turqi, qeveria publikon kontaktet për shqiptarët

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që ndodhen në zonat e prekura nga tërmeti tragjik në Turqi.

Në njoftim thuhet se të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në zonat e prekura nga tërmeti të cilët kanë nevojë për ndihmë të  kontaktojnë në:

Tiranë: (+355) 696 773 168
Stamboll:(+90) 539 656 621 9
Ankara: (+90) 549 561 198 5 në dispozicion, në ndihmën tuaj ??/? dhe në adresën e email-it: [email protected]

“Në solidaritet me Turqinë dhe popullin e saj në këto ditë të vështira, MEPJ është në kontakt të vazhdueshëm me autoritet zyrtare turke dhe me familjet shqiptare që ndodhen në këto zona.”- njofton Ministria.

Numri i viktimave të tërmetit shkatërrimtar që goditi Turqinë dhe Sirinë është më shumë se 11.200 persona. Bilanci i ri është hartuar në bazë të informacionit të shpërndarë nga burime zyrtare dhe mjekësore.

Dhjetëra mijëra persona kanë mbetur të plagosur në Turqi dhe Siri. Shifra nuk është aspak përfundimtare, sepse në të dyja vendet ka ende shumë njerëz të bllokuar nën rrënojat e mijëra ndërtesave që ranë për shkak të magnitudës 7.9 ballë të tërmetit.

Pas tërmetit që zgjati më shumë se dy minuta, Turqia është goditur edhe nga tërmete të tjera të fuqishme.

 

Aktualitet evropë konkatet temet TURQI