
Shqiptarja Anxhela Bregu përlotet kur është munduar të përshkruajë atë që në fakt ajo thotë se ‘nuk gjen dot fjalët’ për situatën në Turqi.
Ajo thotë se ka qytete ku avionët duan të ulen por nuk ka pistë për të shpëtuar apo transportuar njerëzit e prekur nga tërmeti.
“Njerëzit po mundohen të ndihmojnë njëri-tjetrin por nuk ka rrugë ku të ecësh. Janë shembur spitalet, nuk ka rrugë, nuk ka ngrohje, nuk ka bukë. Ato shifrat e të vdekurve që janë thënë janë ato që ne i shohim në dritën e diellit po ata që janë nën rrënoja. Kjo situatë është mbi shtetin, ka qytete ku avionët duan të ulen por nuk ka pistë”, tha ajo për situatën e krijuar nga tërmeti.”, tha ajo për Report TV.
Bregu tha se në këtë gjendje është pa kuptim të flasësh për numra teksa njerëz vdesin.
Ajo u shpreh se pasgoditjet janë aq të forta dhe ndërtesat janë aq të dëmtuara sa do të bien njëra pas tjetrës. “Pas një viti në shumë qytete atje do të ketë më shumë varreza se qytete”, tha Bregu.