Bota 7 Shkurt 2023, 08:46

Tërmeti në Turqi, studenti rrëfen tmerrin: Ndërtesat po dridheshin sikur të ishin pushtuar nga djalli

Shkruar nga Pamfleti

Bilanci i viktimave nga tërmeti tragjik që goditi Turqinë e Sirinë është përkeqësuar. Deri më tani raportohet për mbi 4800 viktima në total dhe mbi 18 mijë persona të plagosur. E gjithë bota është solidarizuar me këto dy vende dhe kanë dërguar ekipe të kërkim-shpëtimit si edhe ndihma humanitare.

Ndërkohë, në Siri raportohet për 1,444 viktima dhe mbi 3 mijë të plagosur. Pasgoditjet nuk kanë ‘lënë të qetë’ Turqinë gjatë natës, ndërsa orët e para të mëngjesit u regjistrua një pasgoditje 5.6 ballë.

Awale Ahmed Darfa, një student nga Somalia që ndodhej në Gaziantep kur u godit nga tërmeti i fuqishëm 7.9 ballë ka rrëfyer tmerrin që përjetoi.

“Një tërmet i madh goditi ndërsa ne ishim në gjumë … Situata u kthye në kritike shumë shpejt. Dëgjuam britma, të qara dhe njerëz që vraponin. Ndërtesat po dridheshin sikur të ishin pushtuar nga xhinët [shpirtrat e këqij]. Të gjithë vrapuan kudo që mendonin se do të ishin të sigurt.

Tani jemi jashtë pasi kemi lënë shtëpitë tona rreth orës 4 të mëngjesit. Ka një problem të të qenit jashtë, bie shi, ftohtë, erë dhe nuk kemi veshur veshje mbrojtëse. Jashtë, të gjithë janë të veshur me atë që kishin veshur ndërsa ishin në gjumë. Disa njerëz nuk kanë këpucë. Ata na thanë se nuk mund të ktheheshim në ndërtesa për shkak të frikës të pasgoditjeve. Kjo është fatkeqësia këtu”, tha Awale Ahmed Darfa.


smile

Bota student Termet TURQI