
Kryeministri i Britanisë së Madhe, ka refuzuar të japë më shumë se 5 milionë paund ndihmë për tërmetin në Turqi.
Ndërkohë gjatë një apeli që u ka bërë qeveria, fondacioneve të bamirësisë janë mbledhur rreth 60 milionë funte.
I pyetur nëse qeveria do të rrisë donacionet e saj, kryeministri tha: “Ishte e mrekullueshme të shihje se sa njerëz kontribuuan në këtë tragjedi shkatërruese, që është e vështirë të kuptosh shkallën e saj. Qeveria ka plotësuar 5 milionë funte nga ato donacione, por qeveria jonë nuk mund të ofrojë më shumë”.
Mbretëria e Bashkuar ka ofruar mbështetje duke përfshirë punëtorët e shpëtimit, tenda, batanije dhe pajisje higjienike, tha ai.
“Ne jemi gjithashtu vazhdimisht në kontakt me autoritetet dhe nëse ata kanë nevojë për më shumë ndihmë, ne jemi të gatshëm ta ofrojmë atë”, shtoi ai.
Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri pas tërmetit katastrofik të së hënës ka arritur në të paktën 50 mijë.
E teksa ditët kalojnë, shpresat për të gjetur të mbijetuar nën rrënoja nuk është shuar.
Agjencia Shtetërore e Lajmeve Anadolu njoftoi se të paktën 41 persona u shpëtuan nga nën rrënojat në Turqi midis orës së 141 dhe 163 pas goditjes së tërmetit.
OKB-ja ka thënë se të paktën 870,000 njerëz kanë nevojë urgjente për ushqime të ngrohta në të gjithë Turqinë dhe Sirinë, dhe vetëm në Siri deri në 5.3 milionë njerëz thuhet se janë të pastrehë.