Bota 8 Shkurt 2023, 08:58

Tërmeti shkatërrimtar në Turqi, 80 mijë njerëz në kërkim të mbijetuarave

Shkruar nga Pamfleti
Tërmeti shkatërrimtar në Turqi, 80 mijë njerëz në

Tërmeti në Turqi ka lenë shumë pasoja. Mbi 8 mijë të vdekur dhe mijëra të plagosur.

Dhjetëra vende në mbarë botën kanë nxituar për të dërguar ndihma pas një tërmeti të fuqishëm që la më shumë se 5000 të vdekur në të gjithë Turqinë dhe Sirinë.

Numri i viktimave pritet të rritet ndërsa përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë midis rrënojave të qyteteve, qytezave dhe provincave në të dy vendet.

Më shumë se 80, 000 njerëz janë të angazhuar në operacionet e shpëtimit në Turqi,.

Ata janë pjesë e një përpjekjeje të madhe ndërkombëtare kërkimi dhe shpëtimi, duke përfshirë 76 specialistë të kërkim-shpëtimit që kanë zbritur nga Britania e Madhe me pajisje dhe qen, si dhe një ekip mjekësor emergjent.

Por llogaritja nuk është aspak përfundimtare, sepse në të dyja vendet ka ende shumë njerëz të bllokuar nën rrënojat e mijëra ndërtesave që ranë për shkak të magnitudës 7.9 ballë të tërmetit. Pas tërmetit që zgjati më shumë se dy minuta, Turqia është goditur edhe nga tërmete të tjera të fuqishme.

 

Bota mbjetuar Termet TURQI