Bota29 Korrik 2022, 16:08

Tërmeti shkund Greqinë, ndihen lëkundje të fuqishme në zonën e Patrës

Shkruar nga Pamfleti
Tërmeti shkund Greqinë, ndihen lëkundje të fuqishme në

Greqia është tronditur sot nga një tërmet i fuqishëm. Pak minuta më parë janë shënuar lëkundje 5.3 ballë të shkallës Rihter. Epiqendra ka qenë në zonën e Patras.

Për shkak se tërmeti ka qenë i forta banorët kanë lënë banesat e tyre dhe kanë dalë në rrugë. Mediat greke raportojnë se deri tani nuk ka raportime për dëme.

Sipas Observatorit Kombëtar të Athinës (NOA), tërmeti goditi të premten, 29 korrik 2022, në orën 16:44 me orën lokale në një thellësi shumë të cekët prej 5 km. Duhet theksuar se Tërmetet e cekëta ndihen më fort se sa më të thellët pasi janë më afër sipërfaqes.

Tërmeti është shoqëruar dhe me pasgoditje të tjera.

Bota Greqi Termet