Aktualitet22 Shtator 2019, 11:40

Tërmeti ‘’shkund’’ ministren e Arsimit, gafa e rëndë e Besa Shahinit: Nuk u lëndua asnjë nxënës apo mësues

Shkruar nga Pamfleti
Tërmeti ‘’shkund’’ ministren e Arsimit, gafa e

Tërmeti ‘’shkund’’ ministren e Arsimit, gafa e rëndë e Besa Shahinit: Nuk u lëndua asnjë nxënës apo mësues

Në një intervistë për ‘’Report TV’’, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Besa Shahini u shpreh se si pasojë e tërmetit të fortë të rënë pasditen e së shtunës nuk pati asnjë mësues apo nxënës të lënduar.

Por ministrja harron faktin se ditën e djeshme shkollat kanë qenë të mbyllura, pasi ka qenë ditë pushimi.

Nuk dihet nëse ky është një lapsus i ministres, apo edhe ajo vetë është tronditur nga tërmeti i fuqishëm sa të arrijë të bëjë një gafë të tillë.

Shahini u shpreh se ka disa shkolla të dëmtuara por që nuk do ndikojnë në vijimin e mësimit ditën e hënë.

“Ka disa godina që janë pak të dëmtuara. Kryesisht kanë plasaritje të mureve. Drejtuesit e shkollave kanë raportuar. Pjesë dërmuese e shkollave janë kryesisht të paprekura nga tërmeti. Të gjithë drejtuesit e shkollave janë në terren. Shpresoj që gjendja të mbetet në këtë nivel që të hënën të vijojë shkolla pa problem.

Nuk raportohet për mësues mes të lënduarve. Po mbledhim akoma më shumë informacion. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha ministritë. Jemi duke u munduar të bëjmë çdo gjë që është e mundur për normalizim të situatës”, është shprehur ministrja Besa Shahini.

Aktualitet besa shahini ministrja e Arsimit dhe Sporteve tërmeti