Aktualitet13 Shtator 2018, 09:20

Tërmeti ‘shkund’ sërish vendin, epiqendra shumë pranë Tiranës

Shkruar nga Pamfleti

Një tjetër tërmet ka goditur sëris vendin tonë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Lëkundja është regjistruar në orën 04:51 dhe ka qenë me magnitudë 2.1

Sipas matjes nga IGJEUM, epiqendra ka qenë në Elbasan, në një thellësi prej 4 kilometër.

Për fat goditja nuk ka qenë aq e fortë sa të shkaktonte panik e frikë, si dhe nuk janë raportuar dëme nga lëkundja. Megjithatë, shqetësues është fakti se lëkundjet sizmike në vendin tonë kanë qenë thuajse të përditshme, që prej 4 korrikut, kur vendi u trondit nga një tërmet i fuqishëm 5.1 ballë, që shkaktoi dëmte të mëdha.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet Elbasan Shqiperi Termet