Aktualitet15 Janar 2023, 22:45

Tërmeti shkund Shqipërinë, ndihen lëkundje të forta në disa qytete

Shkruar nga Pamfleti

Një tërmet i fuqishëm ka shkundur këtë mbrëmje vendin tonë. Raportohet se janë ndierë lëkundje të fuqishme në Tiranë, Durrës, Fushë-Krujë, Lezhë, Korçë, Elbasan, Berat.

Sipas raportimeve të para, tërmeti ka qenë 5.2 ballë i shkallës rihter dhe epiqendra ka qenë në Klos. Më pas Qendra Europiane e Sizmiologjisë korrigjoi shifrat duke njoftur se ishte 4.7 ballë.

Deri më tani nuk raportohet për dëme në njerëz. Ndërkohë ai është shoqëruar dhe me pasgoditje të tjera. Dy prej tyre ishin me magnitudë 4.4 dhe 4.1 ballë. Tërmeti ka shkaktuar panik te qytetarët, të cilët kanë dalë jashtë.

Ministria e Mbrojtjes  ka reaguar duke dhënë detaje mbi tërmetin që shkundi vendin. Ministri Niko Peleshi bën me dije se në zonën e Klosit raportohet se ka pasur dëme materiale në disa banesa.

Ai ka konfirmuar se tërmeti ishte 4.7 ballë i shkallës rihter.

Sipas të dhënave paraprake nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile dhe IGJEUM, lëkundje tërmeti  me magnitudë 4.7 Richter, me epiqendër 3 km në jug të Klosit janë ndier në të gjithë territorin e Shqipërisë. Sipas të dhënave të deritanishme raportohen disa dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos. Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm më të gjitha Bashkitë e vendit”, njoftoi ai.

Sizmiologu Rrapo Ormeni tha se nuk ka vend për panik nga tërmeti. Sipas tij zona e Dibrës është zonë shumë sizmike. Ormeni shtoi se pasgoditjet sa vijnë dhe bien.

Një tërmet i cili ka rënë tani është me epiqendër 25 km në verilindje të Tiranës është ndjerë fort dhe në Tiranë. Është një tërmet 4.7 i shkallës rihter dhe mbi 6 ballë. Utet në tërmete të zakonshme që përsëriten çdo vit. Zona Bulqizës Dibër është një zonë sizmikë. Pas këtij tërmeti ka pasur edhe lëkundje të tjera më të vogla. Nuk është një tërmet që shkakton panik, nuk shkakton dëme materiale”, tha Ormeni.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet Klos lëkundje Termet