Bota24 Shtator 2022, 16:30

Terror në ushtrinë ruse, 10 vite burg për meshkujt që refuzojnë të shkojnë në luftë

Shkruar nga Pamfleti
Terror në ushtrinë ruse, 10 vite burg për meshkujt që

Trupat ruse që refuzojnë të luftojnë në Ukrainë, duke mos iu bindur kështu urdhrave për mobilizim ushtarak, tani mund të përballen me 10 vjet burg.

Ky është ligji i ri i cili u nënshkrua nga presidenti rus, Vladimir Putin të shtunën dhe i cili u miratua në fillim të javës nga parlamenti.

Duke qene se ka pasur raporte të shumta që ushtarët rusë po refuzojnë të luftojnë dhe shumë të tjerë po largohen nga vendi për të shmangur dërgimin me forcë në Ukrainë. Ligji i ri tani më sanksionon ushtarët rusë që tentojnë të dezertojnë, ata do të përballen me 10 vjet burg

Gjithashtu edhe ata që refuzojnë të luftojnë dhe nuk i binden urdhrave ose dorëzohen në Ukrainë, tani do të përballen me dënime të ashpra që shkojnë deri në 10 vite burg.

Bota #Dezertorëve 10 vite burg Putin