Sport 9 Maj 2022, 18:57

Teuta eviton më të keqen, Dinamo mbahet gjallë në sekondat e fundit, një korçar rrëzon Skënderbeun nga Superliga

Shkruar nga Pamfleti
Teuta eviton më të keqen, Dinamo mbahet gjallë në sekondat e

Teuta eviton më të keqen, Dinamo mbahet gjallë në sekondat e fundit, një korçar rrëzon Skënderbeun nga Superliga

Përfundojnë 2 ndeshjet e javës së 33 të Kategorisë Superiore. Teuta ka mundur me shifrat 3-1 Egnatian dhe  nuk do të ketë për të pjesëmarrje në play-out. 

Durrsakët kanë diferencën e pikëve dhe sigurinë e ndeshjeve direkte që nuk do të luajnë ndeshjen shtesë sido që të shkojnë sfidat e mbetura në kampionat e tashmë edhe mund të shohin më lart, drejt zonës së Europës. 

Skënderbeu bëhet skuadra e parë që bie nga Superiorja pas barazimit 1-1 në Kamzë përballë Dinamos. 

Korçarët e kishin lojën në dorën e tyre deri në minutën e fundit të takimit, por në minutën e fundit, Pusi preku një top me dorë brenda zonës. Vendimi për penallti u mor pas 5 minutash nga Enea Jorgji.

Goditjen e fundit Skënderbeut ja dha ish-futbollisti i korçarëve, Sabien Lilaj, i cili nuk gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Dinamo ndërkohë vazhdon të jetë matematikisht në Superiore dhe tani e vetmja mënyrë për të shpëtuar është të fitojë të gjitha ndeshjet, ndërsa Egnatia t’i humbë ato. Në sfidën e fundit të kampionatit midis këtyre dy skuadrave, “Nëndetësja” duhet të fitojë me më shumë se 2 gola diferencë.

Sport Dinamo Egnatia Kategoria Superiore Skënderbeu Teuta