Sport15 Tetor 2022, 17:07

Teuta merr fitoren e parë sezonale, durrsakët i japin fund krizës dhe përmbysin Egantian në “frymën e fundit”

Shkruar nga Pamfleti
Teuta merr fitoren e parë sezonale, durrsakët i japin fund krizës

Teuta merr fitoren e parë sezonale, durrsakët i japin fund krizës dhe përmbysin Egantian në “frymën e fundit”

Përfundon ndeshja që ngriti siparin e javës së 8 të Kategorisë Superiore. Teuta më fund ka arritur të marrë fitoren e parë. Durrsakët e kanë bërë një gjë të tillë në transfertën e vështirë të Egnatias, duke triumfuar në shifrat 1-2.

Vendasit zhbllokuan shifrat në minutën ee 64. Delarzh mori një top të bukur brenda zonës dhe me një goditje me të djathtën e dërgoi topin në rrjetë.

Në minutën e 79, “Djemtë e Detit” barazuan shifrat me Kotobellin, i cili me një goditje fluturimthi nga distanca dërgoi topin në rrjetë, duke realizuar një supergol.

Kur mendohej se ndeshja do të përfundonte në barazim, Jazxhi me një gjuajtje me kokë dërgon topin në rrjetë në minutën e 90+7.

Me këtë fitore, Teuta ngjitet në vendin e 9 me 7 pikë, ndërsa Egnatia mban vendin e 6 me 9 pikë.

Sport Egnatia Kategoria Superiore Teuta