Sport10 Shkurt 2019, 19:05

Teuta për titull? E ndal dhe Kamza në shtëpi!

Shkruar nga Pamfleti
Teuta për titull? E ndal dhe Kamza në shtëpi!

Teuta e ka nisur shumë keq vitin e ri, pasi përveç fjalëve dhe pretendimeve, fusha e lojës tregon krejtësisht tjetër gjë.

Ekipi durrsak barazoi 0-0 me Kamzën në takimin e sotëm të luajtur në mbrëmje në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit. Konsiderohej një ndeshje “detyrë shtëpie” për vendasit e Bledi Shkëmbit, por blutë u ndalën nga bunkeri i përgatitur nga tekniku Ernest Gjoka.

Vendasit ishin më dominues në këtë ndeshje, por në fund të 90 minutave, durrsakët u larguan nga fusha me vetëm një pikë. Ky është barazimi i tretë radhazi për Teutës, që në 2019-ën ende nuk e ka gjetur fitoren në Kategorinë Superiore.

Skuadra e Kamzës merr një pikë do t’i vlejë shumë në garën për mbijetesë. Teuta mban vendin e tretë me 36 pikë, 2 më pak se Kukësi, ndërsa Kamza në vendin e fundit me 16 pikë, po aq sa Kastrioti i vendit të parafundit. 

Sport Kamza Teuta