Sport 3 Prill 2022, 19:04

Teuta shënon në fund, VAR anulon golin, një pikë vlen pak për Skënderbeun

Shkruar nga Pamfleti
Teuta shënon në fund, VAR anulon golin, një pikë vlen pak

Teuta shënon në fund, VAR anulon golin, një pikë vlen pak për Skënderbeun

Një tjetër duel mbijetese pa fitore në Superiore. Skënderbeu merr barazimin e tretë radhazi që kur Skender Gega u ul ne stol, por kjo nuk mjaftoi për të lëvizur korçarët nga fundi i tabelës.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Niko Dovana”, Teuta priste pikërisht Skënderbeun në duelin e mbijetesës, ku shumë ekipe janë të përfshira në këtë luftë, por sot nuk pati fitues.

Duhet thënë se shumë e luftuar dhe e ekuilibruar kjo ndeshje në Durrës ku ekipet mundohen më shumë të jenë sa më mirë në mbrojtje sesa në sulm. Gjithsesi, Skënderbeu mund të kishte shënuar me Marën në mintën e 38 e gjithashtu Teuta me Akuah në minutën e 41.

Fraksioni i dytë nuk ndryshoi strategjitë e skuadrave, por rastin më të mirë e patën miqtë me Dajan Shehin, i cili me kokë pothuajse sa nuk shënoi.

Teuta u përgjigj me të njëjtën monedhë ku Emiliano Vila me kokë goditi traversën, teksa sërish rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Ndërkohë, në sekondat shtesë, vendasit arrijnë të shënojnë një gol që shokoi miqtë, por më pas VAR-i e anuloi rrjetën e Jazxhi për pozicion të parregullt.

Një barazim që më shumë i shërbeu Teutës, teksa Skënderbeu duhet të bëjë më shumë për të shpëtuar.

Sport Kategoria Superiore Skënderbeu Teuta