Sport26 Korrik 2018, 11:46

Teuta zyrtarizon lojtarin, futbollisti flet për Pamfletin

Shkruar nga Pamfleti
Teuta zyrtarizon lojtarin, futbollisti flet për Pamfletin

Teuta ka zyrtarizuar mesfushorin Uendi Vecaj. Lojtari është futbollisti më i ri i durresakëve. Klubi bregdetar e zyrtarizoi para pak minutash me anë të një postimi në faqen zyrtare.

“Zyrtare/ Uendi Vecaj lojtar i Teutes

Klubi zyrtarizon marrëveshjen me lojtarin Uendi Vecaj. Mesfushori 21 vjeçar i cili sezoni e kaluar ishte pjes ekipit të Dinamo Zagreb do të jetë pjesë e Teutes”, – shkruan klubi i Teutës. 

Pamfleti u lidh me shkodranin dhe i mori emocionet e para të kalimit te Teuta. “Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar me Teutën. E di se duhet të punoj fort, pasi kam nevojë për minuta. Falenderoj Alban Hasanin që më ndihmoi të arrij marrëveshjen me ekipin bregdetar, po pres me padurim të stërvitem me grupin”, – u shpreh Vecaj. 

Sport “Pamfleti” Uendi Vecaj