Politike 9 Qershor 2018, 20:56

”Teza doli pak minuta pas nisjes së provimit”, PS i përgjigjet ‘kokë më kokë’ PD-së: Filluat Babal

Shkruar nga Pamfleti
”Teza doli pak minuta pas nisjes së provimit”, PS i

PS festime në Durrës, ky është vendi i përzgjedhur për mbrëmjen “e ditëlindjes"

Me të përfunduar maturantët testimin e letërsisë, deputeti demokrat Luçiano Boçi tha se teza doli pak minuta pas nisjes së provimit. Por pak minuta më parë ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale tha se opozita ka filluar babalen e rradhës.

Postimi i plotë i Lindita Nikollës në Facebook

E keqardhur që opozita nuk ndalet as para emocioneve të maturantëve e prindërve të tyre, qëllimshëm për të krijuar amulli dhe zemëratë nga hiçi.

Filluan “babalen”e radhës duke publikuar në rrjete sociale pas orarit zyrtar të testimit faqe nga testi i Gjuhë- Letërsisë, duke nënvizuar se kjo tezë ka qarkulluar prej orësh.

Thua deputeti Boci nuk e di se kur fillon e mbaron zyrtarisht testimi? A mos vallë mendoi për maturantët? Po pse nuk bën denoncimin se si pëfundoi tek ai teza nëse është i interesuar që gjëra të tilla të mos ndodhin?

Përgjigjen e dha sot dhe nuk më zhgënjeu. Qëllimi i tij nuk është as testimi e as maturantët, por dëshira që përmes të pavërtetave të marrë ndonjë buzëqeshje politike. Sigurisht, jo nga maturantët. Ata e dinë fare mirë se dy fotot e publikuara si dhe tezat në to nuk kanë asnjë lidhje me Maturën Shtetërore 2018.

Të dashur prindër,

E keni fare të thjeshtë të provoni të vërtetën e fotove. Vetëm pyesni fëmijët tuaj.

Koha kur kopjo dilte nga zyrat e ministrisë ka 5 vite që ka kaluar.

Provime të maturës ku kufiri i kalimit ndryshonte sipas oreksit politik të ministrit ka 5 vite që janë harruar.

E kanë të vështirë ta besojnë. Pune e tyre. E jona punë t’ju shërbejmë fëmijëve të shqiptarëve me seriozitet e përkushtim.

Suksese maturantëve!

Politike Lindita Nikolla ministrja e Arsimit dhe Sporteve