Bota 6 Gusht 2022, 19:52

Tha se nuk ishte krenar me të birin, Elon Musk i kërkon të atit të ‘hesht’

Shkruar nga Pamfleti
Tha se nuk ishte krenar me të birin, Elon Musk i kërkon të atit

Tha se nuk ishte krenar me të birin, Elon Musk i kërkon të atit të ‘hesht’

I ati i Elon Musk, Errol, deklaron se ka marrë një mesazh nga i biri që i thoshte “të heshte” pasi tha se nuk ishte krenar për djalin e tij.

Për Daily Mail Australia, Musk u shpreh se kishte keqkuptuar një pyetje në një intervistë të fundit në radion australiane, kur i pyetur nëse ishte krenar për Elon ishte përgjigjur me “JO”, dhe kjo ka qenë shkaktari i debatit mes tyre.

“Unë në fakt nuk e vura re pyetjen e saj për të qenë krenar. Vetëm kur dëgjova regjistrimin më pas e kuptova. Nëse pyet ndonjë prind nëse është krenar për djalin e tij, ti je krenar për ta që nga dita kur ai ka lindur”- tha Musk.

76-vjeçari shtoi se 3 vajzat e tij – Alexandra, Asha dhe Tosca – nuk i folën me gojë me ditë të tëra pas komenteve në radion australiane.

Elon e di që nuk është e vërtetë, kështu që ai kurrë nuk do të mërzitet për këtë. Ai thjesht qesh me këto gjëra”- tha ai, duke shtuar se Elon i dërgoi një mesazh pas komenteve ku thuhej: “Babi, shtypi po manipulon me ty, kështu që të lutem hesht”.

Pavarësisht suksesit me Tesla dhe SpaceX, Musk tha se djali i tij “nuk ishte aq i lumtur sa do të donte të ishte” sepse ai “ndihet sikur është prapa planit” me kompanitë e tij.

Bota Elon Musk