Bota22 Janar 2019, 12:35

Thaçi dekreton komandantin e FSK-së, në detyrë edhe për një mandta tjetër 5-vjeçar

Shkruar nga Pamfleti
Thaçi dekreton komandantin e FSK-së, në detyrë edhe

Thaçi dekreton komandantin e FSK-së, në detyrë edhe për një mandta tjetër 5-vjeçar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka dekretuar gjenerallejtënant, Rrahman Ramën, komandant të Forcës së Sigurisë së Kosovës edhe për një mandat të ri pesëvjeçar.

Komandanti Rama u betua sot se do të vazhdojë t’i shërbejë atdheut dhe mbrojtjes së qytetarëve të vendit.

“Jam i bindur se gjenerallejtënant Rama do t’i kryejë me zell, nder dhe dinjitet të gjitha detyrat e tij. Ai ka dhënë kontribut të rëndësishëm në tranzicionin e deritashëm dhe mandati i tij i ri do të jetë vazhdim i forcimit dhe konsolidimit të mëtejmë të forcës sonë”, ka shkruar Thaçit në Facebook.

 

Rajoni Hashim Thaçi komandanti i FSK presidenti i Kosovës Rrahman Rama