Kosova 2 Korrik 2019, 11:59

Thaçi kërkesë deputetëve: Mos injoroni kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Shkruar nga Pamfleti
Thaçi kërkesë deputetëve: Mos injoroni kërkesat e

Thaçi kërkesë deputetëve: Mos injoroni kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ju ka bërë kërkesë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që mos t’i injorojnë kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Thaçi po ashtu në ‘Facebook’ ka publikuar edhe draft-rezolutën, të cilën e ka derguar për miratim në Kuvendin e Kosovës, përcjell “Zëri.info”.

“Kjo është draft-rezoluta që ia kam dërguar për shqyrtim dhe miratim Kuvendit të Republikës së Kosovës. U bëj thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mos i injorojnë kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ne e kemi obligim që t’i mbështesim në realizimin e kërkesave të tyre! HTH”, ka shkruar Thaçi./ZËRI

 

Prishtine Hashim Thaçi presidenti i Kosovës shqiptarët e Luginës së preshevës