Kosova21 Qershor 2019, 17:35

Thaçit nuk i dalin 3 mijë euro rrogë: Unë meritoj shumë më shumë

Shkruar nga Pamfleti
Thaçit nuk i dalin 3 mijë euro rrogë: Unë meritoj

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë së fundmi një deklaratë të fortë dhe shumë befasuese. Thaçi ka deklaruar se meriton të ketë një rrogë më të madhe, sepse ka punuar shumë për vendin.

Sipas mediave të Kosovës, presidenti merr jo më pak se 2 mijë e 873 euro pagë mujore. “Unë e meritoj edhe një rrogë më të madhe, se sa kjo sepse kam punuar shumë në këtë vend. Nuk ka njeri që mund të bëj më shumë se sa unë për këtë Kosovë, kam kontribuar dhe ende kontribuoj. Edhe nëse dal prej presidentit unë, prapë se prapë ata qe kanë me ardh mas meje, s’kanë me mujt me arrit atë që unë e kam arritur me mundi”, ka thënë Thaçi.

Prishtine