Sport28 Korrik 2018, 15:42

Thashethemet po i prishin karrierën djalit tim! Shpërthen i ati i Pulisic

Shkruar nga Pamfleti
Thashethemet po i prishin karrierën djalit tim! Shpërthen i ati i

Talenti 19-vjeçar i Borussia Dortmund, Christian Pulisic është i kërkuar nga gjysma e Evropës, pasi paraqitjet e tij me klubin gjerman, sidomos në sezonin që lamë pas, kanë qenë fantastike. Amerikani ishte nga më të mirët për Borussia Dortmundin dhe ka tërhequr interes të madh nga disa klube në Premier League. I ati i tij, Mark Pulisic pranoi se Christian dëshiron të luajë në kampionatin anglez, por kështu siç po spekulojnë mediet përditë, po i prishin karrierën:

“Premier League është kampionati ku ai gjithmonë ka synuar të jetë dhe të luajë. Në futbollin e sotëm ka shumë pak lojtarë, të cilët qëndrojnë në një klub gjatë gjithë karrierës. Pra, shanset e tij për të luajtur në klube dhe liga të ndryshme është i lartë”, – pohoi Mark për “Sky Sports”.

Megjithatë, babai i Pulisic siguroi për diçka: “Këto ditë, mediat e kanë lidhur me Tottenhamin, javën e kaluar me Liverpool. Më parë me Manchester Unitedin. Kjo është një situatë mediatike e pakuptimtë. Si mund të të lidhin me një klub të ndryshëm çdo javë. Tani për tani, Christian luan për Dortmundin dhe është vendi ku ai ka në plan për të luajtur përsëri, vitin e ardhshëm”.

Në lidhje me këto thashetheme mediatike, Mark Pulisic pranoi një rrezik për djalin e tij: “Ai thotë se nuk do të ndikojnë këto zëra merkatoje, por kjo është një botë ndryshe, me rrjetet sociale dhe çdo gjë, kështu që ndikoheni po të lexoni gjëra të tilla gjatë gjithë kohës. Si nuk do të ndikojë te ju? Sigurisht, që do të mendoni për këtë”.

Sport Borussia Dortmund Pulisic