Kulture20 Shtator 2022, 21:54

“The Albanian Code”- Filmi që dokumenton heroizmin shqiptar gjatë Holokaustit kthehet në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

“The Albanian Code”- Filmi që dokumenton heroizmin shqiptar gjatë Holokaustit kthehet në Shqipëri

“Kodi shqiptar i nderit parashikon se është më mirë të vdesësh sesa t’i kthesh shpinën një personi në nevojë”- kështu e nis artikullin e saj dedikuar “The Albanian Code”, e përditshmja izraelite “The Jeruzalem Post”.

Film dokumentar, i cili tregon historinë se si Shqipëria, popullsia e së cilës është 70% myslimane, iu përgjigj “besës”, kodit shqiptar të nderit, për të shpëtuar mijëra hebrenj gjatë Holokaustit, rikthehet në Shqipëri. Prodhimi kinamatografik i realizuar nga Yael Katzir dhe Gady Castel për Claims Conference, u prezantua në Tiranë në dhjetor të vitit të kaluar.

Kodi shqiptar i nderit parashikon se është më mirë të vdesësh sesa t’i kthesh shpinën një personi në nevojë. Italianët kishin pushtuar Shqipërinë në vitin 1939, por në shtator 1943, kur Italia u largua nga Fuqitë e Boshtit, gjermanët pushtuan vendin. Shqiptarët mbajtën kodin e tyre të nderit dhe refuzuan t’i dorëzonin hebrenjtë tek nazistët. Më shumë se 2000 hebrenj u mbrojtën dhe shpëtuan nga populli i Shqipërisë. Hebrenjtë nuk trajtoheshin si refugjatë, por si mysafirë.

“The Albanian Code” tregon historinë e heronjve që ndihmuan hebrenjtë dhe përfshin intervista me ata që u shpëtuan. Filmi u shfaq fillimisht në vitin 2019 në Tiranë në prani të presidentit shqiptar, pesë ministrave dhe dymbëdhjetë ambasadorëve dhe mori duartrokitje e ovacione nga publiku. Me atë rast, italo-shqiptarja Klodiana Cuka mendoi të sillte dokumentarin me titra në italisht për publikun italian.

Në fillim të dhjetorit, Gady Castel u kthye në Shqipëri për të shfaqur edhe një herë filmin, me rastin e Panairit të 27-të Ndërkombëtar të Tiranës. Shfaqja u zhvillua në bashkëpunim me Integra Onlus, Fondacioni “Ura për të Ardhmen Shqiptare” dhe Ambasada Izraelite, me mbështetjen financiare të Ministrisë së Jashtme të Izraelit dhe mbështetjen institucionale të Ambasadës së Izraelit në Tiranë dhe u shfaq në qytete të tjera të Shqipërisë.

Një fragment nga ditari i Gady Castel-it gjatë vizitës së tij ilustron rëndësinë e filmit: “Shfaqja në sallën e universitetit lokal me Kryepeshkopin e Shqipërisë së Veriut. Në fund të shfaqjes, ai vlerëson kineastët dhe popullin shqiptar, po ashtu thekson se nëse shpëtuesit ishin kryesisht myslimanë, kjo është një rreze drite dhe një hapje për udhëzime në të ardhmen.”  

Kulture cifut dokumentar Izraeli The Albanian Code