Bota22 Nëntor 2022, 09:30

The Guardian: Bota ndodhet në prag të katastrofës klimaterike

Shkruar nga Pamfleti

Bota është në prag të katastrofës klimaterike. Edhe pas marrëveshjes së arritur në samitin e OKB-së për klimën Cop27, shkruan “The Guardian”.

Ekspertët e klimës dhe aktivistët kanë paralajmëruar se ekonomitë më të mëdha duhet të ndërmarrin angazhime të reja për të ulur emetimet e gazeve serrë.

Marrëveshja e arritur, pas një sesioni negociues final maratonë që zgjati 40 orë përtej afatit, u përshëndet për sigurimin e vendeve të varfra për herë të parë me ndihmë financiare.

Një fond do të krijohet nga qeveritë e pasura për shpëtimin dhe rindërtimin e zonave të cenueshme të goditura nga fatkeqësia klimatike, një kërkesë kryesore e vendeve në zhvillim për 30 vitet e fundit të bisedimeve për klimën.

Mirëpo, rezultati u gjykua si një dështim në përpjekjet për të reduktuar dioksidin e karbonit, pasi vendet prodhuese të naftës dhe emetuesit hoqën angazhimet kryesore për gazrat serrë dhe karburantet fosile.

António Guterres, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, ka paralajmëruar se “planeti është ende në emergjencë… bota ka ende nevojë për një hap gjigant për të përmirësuar klimën ”.

Në bisedime, gati 200 vende ranë dakord që duhet të paguhet një fond për të rindërtuar infrastrukturën fizike dhe sociale të vendve të shkatërruara nga ngjarjet ekstreme të motit.  Dhe ai duhet të krijohet brenda vitit të ardhshëm.

Megjithatë, ende nuk ka marrëveshje se sa para duhet të paguhen, nga kush dhe mbi çfarë baze.

Një nga synimet kryesore për BE-në në bisedime ishte të siguronte që vendet e klasifikuara si në zhvillim në vitin 1992 kur u nënshkrua UNFCCC, të konsideroheshin donatorë të mundshëm.

Këto mund të përfshijnë Kinën, Arabinë Saudite dhe shtetet e tjera të Gjirit, si dhe Rusinë.

Sipas marrëveshjes përfundimtare, këto vende mund të kontribuojnë në baza vullnetare.

Paul Bledsoe, një ish-këshilltar për klimën në Shtëpinë e Bardhë, ka thënë se është “koha që SHBA-të të punojnë me vendet në zhvillim për të ushtruar presion mbi Kinën, ose mbrojtja e klimës do të bëhet e pamundur”.

Kina duhet të jetë e dëbuar nga klima, së bashku me Rusinë, sipas tij. Në fund të fundit, përgjegjësia do të jetë e të gjithëve.


smile

Bota The Guardian: Bota ndodhet në prag të katastrofës klimaterike