Bota26 Prill 2018, 14:50

The Guardian: Vuçiç gati të pranojë Pavarësinë e Kosovës, nëse Serbia merr diçka në këmbim

Shkruar nga Pamfleti
The Guardian: Vuçiç gati të pranojë Pavarësinë

The Guardian: Vuçiç, gati të pranojë Pavarësinë e Kosovës, nëse Serbia merr diçka në këmbim

Tani është mundësia për marrëveshjen e Kosovës, por me çfarë kostoje?!

“Aleksandar Vuçiç, – shkruan “The Guardian”, – do ta pranojë Pavarësinë e Kosovës nëse Serbia merr diçka konkrete në këmbim”.

Artikulli nis me një retrospektikë: kthimin pas në Serbinë e vitit 1999. Kur vendi u bombardua nga NATO, Vuçiç ishte ministër i Informacionit dhe ndihmonte zbatimin e rregullave të forta të censurës për kreun e atëhershëm të shtetit, Slobodan Millosheviç.

“Gati dy dekada më vonë, – thekson e përditshmja prestigjioze, – ky njeri është vet president i Serbisë”.

Nën pretendimin se i ka hedhur pas krahëve shumë prej ish-pikëpamjeve të tij nacionaliste, e duke refuzuar akuzat e autoritarizmit, tani shihet nga komuniteti ndërkombëtar si udhëheqësi që mund të firmosë marrëveshjen e pajtimit me Kosovën.

Në intervistën e dhënë këtë javë në Beograd për gazetën britanike, Vuçiç shprehej se beson në çeljen e një dritareje të shkurtër prej 6 muajsh apo një viti, në të cilën mund të arrihet nënshkrimi i ujdisë.

“Jemi të gatshëm të diskutojme çdo çështje të mundshme. Jemi të gatshëm të marrim në konsideratë çdo propozim që nënkupton një zgjidhje kompromisi”, janë fjalët e tij, “nëse Serbisë i ofrohet diçka në këmbim”.

Por janë ende 5 vende europiane që nuk e njohin Pavarësinë e Kosovës, kjo më së shumti për shkak se druhen që një lëvizje e tillë mund të krijojë precedentë të rrezikshme për vet konfliktet e tyre territoriale.

Brukseli shpreson që marrëveshja të mund të vuloset, në mënyrë që Kosovës t’i hapet rruga e një vendi në OKB, e të dy shtetet të nisin ecjen e tyre drejt bllokut.

Vuçiç iu është përgjigjur pritshmërive të tilla, por kërkon një paketë përfitimesh për Serbinë, ndërsa muajt e fundit i ka kaluar nëpër takime me udhëheqës perëndimorë, duke u përpjekur t’i bindë ata se duhet të ofrojnë një zgjidhje kompromisi që sjell përfitime konkrete për Serbinë, në vend që thjesht të pranojë në heshtje faktet në terren.(tch)

Rajoni gati të pranojë Pavarësinë e Kosovës nëse Serbia merr diçka në këmbim The Guardian: Vuçiç