Aktualitet18 Shtator 2022, 22:43

“The Telegraph”: Rama ju bën thirrje të mos rrezikojnë jetën, por 2 mijë persona janë grumbulluar në veri të Francës për të  kaluar kanalin anglez

Shkruar nga Pamfleti
“The Telegraph”: Rama ju bën thirrje të mos

Gazeta britanike “The Telegraph” i ka kushtuar një artikull turizmit në vendin tonë, por edhe fluksit të madhe të emigrantëve që synojnë Londrën.

“The Telegraph” është ndalur dhe te deklarata e Edi Ramës: “Kryeministri shqiptar i ka bërë thirrje popullit që të ndalojë kalimin e varka në kanalin anglez, ndërsa rreth 2 mijë veta janë grumbulluar në veri të Francës gati për të rrezikuar jetën”.

Sipas artikullit, autoritetet në Britani janë të shqetësuar pas rritjes së numrit të shqiptarëve që synojnë të largohen nga vendi drejt Anglisë. Po ashtu thuhet se bandat kriminale që dominojnë tregun e kokainës në jug të Anglisë kanë përshtatur teknikat në Shqipëri për rritjen e bimëve narkotike.

Deri në fund të këtij muaji mund të kenë arritur në Britaninë e Madhe rreth 9 mijë shqiptarë. Sipas saj, në total janë afro 30 mijë persona që kanë kaluar kufirin këtë vit.

Tirana Angli emigrantë Telegraph