Aktualitet 9 Dhjetor 2022, 17:18

“Thellë mbi bisht”/ 220 milionë lekë mbi faturën 500 milionëshe të Samitit; Për çfarë e kujt i jepen?

Shkruar nga Pamfleti

Këta vjedhin “ditën për diell”, kur të ulur para liderëve të BE, u përbetuan për luftë kundër korrupsionit dhe kërkuan fonde, gjoja për të përballuar krizën e çmimeve që po  rëndon shqiptarët…

Informacioni që na ka ardhur nga burime brenda Ministrisë së Financave, tregon se Babloku me “trimat” e tij na vodhën “ditën për diell”, kur të ulur para liderëve të BE u përbetuan për luftë kundër korrupsionit dhe kërkuan fonde, gjoja për krizën e çmimeve që po rëndon shqiptarët.

Bëhet fjalë për urdhrin e kryeministrit Edi Rama, dhënë ministres Delina Ibrahimaj pas Samitit, për të shtuar 220 milionë lekë mbi fondin që qeveria miratoi për shpenzimet e takimit.

Pasi Ministria e Financave paraqiti koston totale për shpenzimet e punimeve të Samitit, qeveria me VKM nr. 742, datë 23 nëntor 2022, vendosi të paguante 500 milionë lekë nga Fondi Rezervë, të cilat ia kaloi Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare.

Kjo drejtori ia kaloi firmës private hotel “Marriott” të kulla e stadiumit “Air Albania” në pronësi të klientit të qeverisë Idajet Ismailaj të kompanisë “Alb Star”, të cilin kryeministri Edi Rama e kishte paracaktuar si vend ku do zhvillohej Samiti dhe duhet përshëndetur për standardet e mjediseve.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Ministrja Ibrahimaj, ka filluar të zbatojë urdhrin menjëherë e verbalisht, megjithëse nuk ka asnjë preventiv shtesë mbi vlerën 500 milionë lekë, që qeveria pagoi për shërbimet e shpenzimet e Samitit.

Por kjo nuk e pengon Drejtoreshën e Shërbimeve Qeveritare, Dhurata Frashëri dhe shefin e saj, Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, për të bërë një listë e preventiv shpenzimesh shtesë.

Nuk dihet, se për çfarë shërbimesh, të lidhura apo jo me hotel “Marriott” te stadiumi “Air Albania”, do shtohen 220 milionë lekë për koston e punimeve të Samitit, por do zbulohet nga pagesat që do bëjë Thesari i Shtetit, se cilin klient apo familjar ministrash ka dorovitur Babloku.

Për të bërë këtë shtesë, qeveria duhet të bëjë ndryshimin në  VKM nr. 742, datë 23 11. 2022, akt të cilin duhet ta paraqesë brenda dhjetorit, Delina Ibarhimaj si ministre e linjës. /Pamfleti

Kryesore