Politike23 Maj 2019, 10:14

Thellohen klanet e politikanëve, Haradinaj merr në mbrojtje Berishën: Më ka treguar çfarë i tha xhaxhai

Shkruar nga Pamfleti
Thellohen klanet e politikanëve, Haradinaj merr në mbrojtje

Thellohen klanet e politikanëve, Haradinaj merr në mbrojtje Berishën: Më ka treguar çfarë i tha xhaxhai

Politika kosovare është ndarë në dy klane, ashtu siç ka ndodhur me politikën shqiptare. Siç kanë treguar edhe ngjarjet e fundit, Thaçi ka zhvilluar takime me kryeministrin Rama, ndërsa Haradinaj ka zhvilluar takim me presidentin Meta. Përveç kësaj, Haradinaj ka marrë në mbrojtje ish kryeministrin Berisha, duke e shfajësuar ndaj akuzave të Thaçit.

I pyetur nëse Berisha ka qenë “argat i Millosheviçit”, siç e quan Thaçi, Haradinaj tha se kjo qendron aspak. “Thaçi është bashkëpunëtor i Aleksandër Vuçiçit” , ka thënë Haradinaj.

Ai më tej ka treguar një histori që ia ka rrëfyer Berisha për lidhjen e tij me Kosovën që kur ka qenë fëmijë.

Sali Berisha ma ka treguar një histori me xhaxhanë e tij. Më ka treguar se kur ka qenë i vogël ka ecur deri në një kodër në zonës ku ka jetuar. Prej atje ku shihej Kosova. Xhaxhai i ka thënë se atje është Kosova dhe ajo është zemra e Shqipërisë”, ka treguar Haradinaj.

Sipas Kryeministrit të Kosovës, kjo tregon se lidhja e Berishës me Kosovën është e thellë dhe ai nuk mund të shihet si bashkëpunëtor i Serbisë asnjëherë.

Sakaq, Haradinaj ka deklaruar se është i prishur (nuk flet) me Thaçin, por ka theksuar se nuk e ka “personale”.

Politike Ramush Haradinaj