Bota18 Janar 2023, 22:48

Thellohen përçarjet brenda NATO-s, Gjermania i vë kushte SHBA-së: Do dërgojmë tanket në Ukrainë nëse edhe ju bëni të njëjtën gjë

Shkruar nga Pamfleti
Thellohen përçarjet brenda NATO-s, Gjermania i vë kushte

Gjermania nuk do t’i lejojë aleatët të dërgojnë tanke dhe sistemet e prodhimit gjerman në Ukrainë për të ndihmuar mbrojtjen e saj kundër Rusisë, nëse as SHBA nuk pranon të dërgojë tanke luftarake të prodhuara nga Amerika.

Aleatët e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut kanë mbi 2000 tanke Leopard të prodhimit gjerman, që konsiderohen si ndër më të sofistikuarit në botë dhe disa qeveri evropiane kanë thënë se janë të gatshme të dërgojnë tanke të prodhimit gjerman në Ukrainë, duke përfshirë Poloninë, Finlandën dhe Danimarkën, nëse marrin miratimin nga Berlini, megjithëse asnjëra nuk ka bërë një kërkesë zyrtare.

Nuk mund të bëhet dallimi midis eksporteve të drejtpërdrejta (të tankeve të prodhuara në Gjermani) dhe eksporteve nga vendet e treta,” tha të mërkurën një zyrtar i lartë gjerman.

Shtetet e Bashkuara “nuk janë ende atje” kur bëhet fjalë për dhënien e tankeve të Abrams në Ukrainë, u tha gazetarëve të mërkurën Colin Kahl , nënsekretari i mbrojtjes për politikën, numri 3 në Pentagon.

Tanku Abrams është shumë i ndërlikuar, është i shtrenjtë. Është e vështirë të stërvitesh. Ka një motor reaktiv… Nuk është sistemi më i lehtë për t’u mirëmbajtur,” tha Dr. Kahl.

Ndërsa ai nuk iu drejtua drejtpërdrejt thirrjes së Gjermanisë që SHBA-ja të sigurojë tanke, ai tha se Pentagoni nuk dëshiron t’u japë ukrainasve pajisje që ata nuk mund t’i riparojnë, nuk mund ti mbajnë dhe nuk mund ti përballojnë për një afat të gjatë .

Eksporti i një numri të konsiderueshëm tankesh moderne të prodhimit perëndimor do të shënonte një përshkallëzim të dukshëm të mbështetjes perëndimore për Kievin. Berlini ka qenë prej kohësh i shqetësuar se një hap i tillë mund ta tërheqë vendin në një konfrontim të drejtpërdrejtë me Rusinë .

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha të mërkurën se Gjermania ishte “e ndërlidhur strategjikisht” me miqtë dhe partnerët kur vinte puna për të marrë vendime se si të mbështeste Ukrainën, duke përfshirë tanket.

Disa diplomatë evropianë kishin shpresuar se Gjermania do të sinjalizonte në takimin e së premtes se do t’i lejonte aleatët të dërgonin tanke Leopard të prodhimit gjerman në Ukrainë. Megjithatë, një zyrtar i lartë evropian tha se Gjermania nuk ka gjasa të marrë një vendim të premten dhe se ka të ngjarë të marrë më shumë kohë./ The Wall Street Journal

Bota #Gjewrmani NATO SHBA