Bota14 Gusht 2022, 19:04

Thellohen tensionet/ Pas Pelosit, një delegacion me kongresmenë amerikanë zhvillojnë vizitë në Tajvan

Shkruar nga Pamfleti
Thellohen tensionet/ Pas Pelosit, një delegacion me kongresmenë

Thellohet konflikti mes Kinës dhe SHBA. Pak ditë pas vizitës së Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, një delegacion kongresmenësh amerikanë kanë mbërritur sot në në Tajvan.

Delegacioni prej pesë anëtarësh, i kryesuar nga kongresmeni demokrat Ed Markey nga Massachusetts, do të takohet me zyrtarët tajvanezë për të diskutuar marrëdhëniet SHBA-Tajvan, sigurinë rajonale, tregtinë, investimet dhe çështje të tjera, tha Instituti Amerikan në Tajvan.

Televizioni i Tajvanit shfaqi pamjet e një aeroplani të qeverisë amerikane duke u ulur në aeroportin Songshan në Taipei, kryeqyteti i Tajvanit.

Siç thuhet në njoftimin për shtyp, takimi po zhvillohet në kuadër të vizitës më të gjerë të kongresmenit në rajonin Indo-Paqësor.

“Sidomos në një kohë kur Kina po rrit tensionet në ngushticën e Tajvanit dhe në rajon me stërvitjet e saj ushtarake, delegacioni i kryesuar nga Markey demonstron edhe një herë mbështetjen e fortë të Kongresit të SHBA për Tajvanin”, tha lideri tajvanez.

Më herët sot, Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit njoftoi se kishte pikasur 22 aeroplanë ushtarakë kinezë dhe gjashtë anije të marinës brenda dhe rreth ngushticës së Tajvanit.

Tensionet në ngushticën e Tajvanit dhe në të gjithë rajonin Azi-Paqësor u rritën pas vizitës së Pelosit në Tajvan më 2 dhe 3 gusht, pas së cilës ushtria kineze mbajti disa ditë stërvitje në shkallë të gjerë.

Bota Senatore Tajvan