Politike20 Maj 2019, 12:32

Thellohet përplasja Rama-Haradinaj, Braçe drejton mbledhjen e dy qeverive: Synojmë menaxhim të integruar të kufijve!

Shkruar nga Pamfleti
Thellohet përplasja Rama-Haradinaj, Braçe drejton mbledhjen e dy

Thelohet përplasja Rama-Haradinaj, Braçe drejton mbledhjen e dy qeverive: Synojmë menaxhim të integruar të kufijve!

Ka nisur mbledhja e përbashkët e qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, e cila po mbahet në Pallatin e Kongreseve. Në mbledhje mungojnë krerët e dy qeverive shqiptare, Edi Rama dhe Ramush Haradinaj.

Në këtë mënyrë, mbledhja është drejtuar respektivisht nga dy zëvendëskryeministrat, Erjon Braçe dhe Fatmir Limaj. Në mesazhin e tij të parë, zv.kryeministri Braçe ka deklaruar se mbledhja e dy qeverive synon menaxhimin e integruar të kufijve për kontrollin e përbashkët kufitar.

“Po punojmë me qeverinë e Kosovës për krijimin e një zone të përbashkët ekonomike. Ne synojmë menaxhimin e integruar të kufijve për kontrollin e përbashkët kufitar”, ka thënë Braçe.

Kujtojmë që marrëdhëniet mes Edi Ramës dhe Ramush Haradinajt janë krisur shumë së fundi, pasi dy kryeministrat patën një përplasje të ashpër pas Samitit të Berlinit, lidhur me kufijtë e Kosovës dhe Serbisë.

Politike Edi Rama mbledhja e dy qeverive Ramush Haradinaj