alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

“Thikë pas shpine”, krahasimi i Kosovës me Donbasin nga Putini irriton mediat serbe

26/06/2022, 10:36
ne Bota, Rajoni
A A

“Thikë pas shpine”, kështu e kanë quajtur mediat serbe një krahasim që Presidenti rus Vladimir Putin, ka bërë, mes pavarësisë së Kosovës dhe rajoneve të vet shpallura të pavarur të Donetskut dhe Luhanskut.


-Lexo edhe:

Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, Ambasadori amerikan në Beograd: Serbia kishte frymën e duhur në dialog

Lufta në Ukrainë, Rusia vendos të ndërpresë furnizimin me gaz në Evropë për tre ditë

Vladimir Putin në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg, përdori precedentin e Kosovës për të justifikuar shkëputjen e njëanshme dhe shpalljen e pavarësisë së republikave popullore të vetëshpallura të Donetskut dhe Luhanskut, mirëpo kjo logjikë nuk është pritur mirë në Serbi.

“Kur Kosova shpalli pavarësinë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, nën presionin e vendeve perëndimore, mori vendim që, sipas Kartës së OKB-së, kur një shtet shpall pavarësinë, nuk ka nevojë të kërkohet leje nga qeveria qendrore. Kjo do të thotë se republikat e Donbasit nuk duhej të kërkonin leje nga Kievi”, u shpreh Putin.

Kjo deklaratë ka sjell irritimini e shumë mediave serbe të cilat e kanë quajtur thikë pas shpine logjikë e përdorur nga presidentit rus Putin, të cilin Serbia e ka aleat të fortë që nga 17 shkurti 2008, momenti kur Kosova shpalli pavarësinë.

Por pse shihet si thikë pas shpine kjo deklaratë e Presidentit Putin, sipas ekspertëve kjo mund të sjelli ndryshime në politikën ruse lidhur me pavarësinë e Kosovës. Për të legjitimuar vetë shpalljen e rajoneve të aneksuara në Ukrainë, Moska mund të njoh ekzistencën e shtetit të Kosovës si të pavarur e sovran.

Dhe më pas mund ta përdor Kosovën, si precedent në pjesët e aneksuara të cilat kanë vet-shpallur pavarësinë nga Ukraina.

Kosova si “monedhë për kusuritje”

Thikë pas shpine Serbisë, që do të ketë si epilog ndryshimin e politikës ruse ndaj qëndrimit të Beogradit zyrtar për pavarësinë e Kosovës, njohjen nga Moska të ekzistencës së shtetit të Kosovës – i pëlqen ose jo Beogradit – dhe në praktikë, nuk do të thotë gjë tjetër veçse një “precedent” ka ndodhur rastësisht në Ukrainë, ndaj duhet trajtuar ashtu, shkruan media serbe.

Ish-ambasadori i Serbisë në Bjellorusi, Sreçko Gjukiç, pas krahasimit të parë të Kosovës me Donetskun dhe Luhanskun theksoi se “Rusia e njohu Kosovën”, dhe përkujtoi për Al Jazeera se Putini e përdor rregullisht Kosovën për interesat e tij.

“Duke iu referuar precedentit, ai gjithmonë thotë se nëse Shtetet e Bashkuara mund ta bëjnë Kosovën e pavarur, pse Rusia nuk mund ta bëjë Osetinë e Jugut të pavarur dhe të ashtuquajturat shtete të tjera. Ai thotë rregullisht se Rusia është më e mirë se Amerika, por ata po ndjekin të njëjtën rrugë. Ai akuzon Shtetet e Bashkuara për luftëra në vende të tjera dhe bën të njëjtën gjë”- thotë Gjukiç, duke shtuar se: “Putini e përdor rregullisht Kosovën si nënvalutë për interesat e veta dhe të shteteve të tij të reja, nga Osetia e Jugut dhe Abkhazia, deri te këto dy të ashtuquajtura republika në Donbas. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për Kosovën, por për të gjithë Ballkanin, i cili shërben për lojërat e tij interesante.”

Naim Leo Beshiri, drejtor i Institutit për Çështje Evropiane nga Beogradi, thotë se krahas justifikimit të veprimeve në lidhje me Donbasin me fjalët e tij, Putin e ka shfrytëzuar rastin për të vazhduar luftën hibride me Perëndimin, mbi kurrizin e Ballkanit.

“Putini ka përdorur vazhdimisht shembullin e Kosovës në këtë kontekst dhe vazhdon ta bëjë këtë si pjesë e luftës së tij hibride, të cilën ai po e bën jo vetëm kundër Ukrainës, por kundër gjithë Evropës. Nga njëra anë, u ndërpret gazin vendeve që e kanë paguar ose kanë rënë dakord paraprakisht, dhe nga ana tjetër përpiqet të provokojë në një farë mënyre Perëndimin dhe Bashkimin Evropian, duke destabilizuar disa rajone dhe duke shkaktuar pasiguri në to. E kam fjalën për Serbinë, Kosovën dhe Bosnjën e Hercegovinën, ku kjo bëhet përmes (anëtarit të Presidencës së BeH nga radhët e popullit serb) Milorad Dodik”, thotë Beshiri.

“Kjo është politika e tij në Ballkan që nga viti 1999: të ruajë vazhdimisht tensionet në vendet e Ballkanit Perëndimor. Putini po përdor kështu Kosovën për t’u marrë me Perëndimin. Mediat ruse dhe ato në Serbi, të cilat në një farë mënyre mbështesin ose janë të lidhur financiarisht me Rusinë, përsërisin fjalët e Putinit në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë dhe destabilizojnë më tej situatën në favor të Rusisë”, shtoi ai.

ProMarketing
smile
Lajmi Tjeter

Ish-zyrtari i CIA paralajmëron rrëzimin e Putinit: Grushti i shtetit ka nisur, po punohet në mënyrë sekrete

Ndërhyrja e shërbimeve të huaja, ironizon Artan Hoxha: Akuzojmë kryeministrin se na ka shitur te Serbia, pastaj kërkojmë “kyçin” se ka shitur sekrete

Lajmi i Dites

Pse heshti Sali Berisha për kullën “Skënderbe”, që Viktor Ndoci e Ylli Braka po e ndërtojnë me para kokaine?

Pse heshti Sali Berisha për kullën “Skënderbe”, që Viktor Ndoci e Ylli Braka po e ndërtojnë me para kokaine?

19/08/2022, 11:56

Lajmet e fundit

Regani, fantazma e komunizmit dhe tallja e dosjeve

Regani, fantazma e komunizmit dhe tallja e dosjeve

19/08/2022, 23:01

Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, Ambasadori amerikan në Beograd: Serbia kishte frymën e duhur në dialog

19/08/2022, 22:54

Lufta në Ukrainë, Rusia vendos të ndërpresë furnizimin me gaz në Evropë për tre ditë

19/08/2022, 22:44

Kujtimet e një Shqipërie krejt ndryshe,,, nga një britanike

19/08/2022, 22:22

Vala e të nxehtit “than” Danubin, dalin në sipërfaqe anijet naziste të Luftës së Dytë Botërore

19/08/2022, 22:16
Pse italianët vijnë në Shqipëri për kujdesin dentar

Pse italianët vijnë në Shqipëri për kujdesin dentar

19/08/2022, 22:00
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In