Kosova21 Tetor 2019, 18:20

Thirret për intervistim në Hagë ish-komandanti kryesor i UÇK-së

Shkruar nga Pamfleti
Thirret për intervistim në Hagë ish-komandanti kryesor i

Thirret për intervistim në Hagë ish-komandanti kryesor i UÇK-së

Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish-komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Azem Syla.

Lajmi është bërë i ditur nga avokati i tij, Besnik Berisha. Ai ka thënë për KTV-në se nuk e di në çfarë cilësie është ftuar klienti i tij.

“Ne kemi marrë sot ftesën për intervistim por nuk kemi shumë detaje. Nuk e di as në çfarë cilësie është ftuar dhe as për datat e sakta, sepse hetuesit kanë mbetur të koordinojnë veprimet dhe detajet e ftesës me Dhomat e Specializuara”, ka thënë ai.

Prishtine avokati Azem Syla Besnik Berisha komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës