Politike31 Janar 2023, 22:41

Thirrja e Berishës për protestë më 11 shkurt, Bardhi: E mbështes iniciativën, do jem pjesë e tubimit

Shkruar nga Pamfleti

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se mbështet protestën e thirrur më datë 11 shkurt nga ish kryeministri, Sali Berisha për shkak të skandalit “McGonigal”, teksa shtoi se përkrah çdo lloje proteste që bëhet kundër qeverisë.

Nëse bëhet fjalë për skandalin McGonigal është kundër qeverisë dhe unë mbështes çdo protestë kundër qeverisë,” u shpreh Bardhi për emisionin “Now”, në “EuronewsAlbania” teksa shtoi se do të jetë i pranishëm në protestë.

Ndryshe nga protesta në të njëjtën ditë me samitin e BE-së, ku Bardhi nuk mori pjesë pasi nuk ishte dakord me organizimin e një proteste në të njëjtën ditë me samitin.

Kujtojmë se Berisha sot mblodhi Kryesinë e partisë dhe u vendos që 11 shkurt në orën 12.00, përballë kryeministrisë të mbahet një protestë kombëtare, e cila vjen pas skandalit “Mc Gonigal”.

Ish-kryeministri është shprehur se protestat dhe mosbindja civile do të vazhdojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Politike Bardhi Protesta