
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka zbuluar një sërë profesionesh që do të përjashtohen nga rekrutimi, pas thirrjes së Presidentit rus për mobilizim të pjesshëm.
Si rezultat i largimeve të mëdha të qytetarëve rus drejt vendeve fqinje, ministria ruse u mundu ta zbus pak situatën, pasi doli me një deklaratë ku sqaronte se cilat kategori do të përjashtohen nga rekrutimi.
Në deklaratë thuhej se punonjësit e IT-së, bankierët dhe gazetarët që punojnë për mediat shtetërore do t’i shpëtojnë “mobilizimit të pjesshëm” të shpallur nga Presidenti Vladimir Putin të mërkurën.
Duke njoftuar përjashtimet të premten, ministria ruse e mbrojtjes tha se punëdhënësit duhet të përpilojnë një listë të punëtorëve që plotësojnë kriteret dhe ta dorëzojnë atë në zyrat e saj.
Por pranoi se disa sektorë duhej të përjashtoheshin për të “siguruar punën e industrive specifike të teknologjisë së lartë, si dhe të sistemit financiar të Rusisë”.
Disa komentues kanë vërejtur se teksti i dekretit të mobilizimit është lënë i paqartë – duke lejuar që ai të zgjerohet nëse është e nevojshme, pasi një paragraf mbetet tërësisht i klasifikuar.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të premten se kjo deklaratë i referohej numrit të përgjithshëm të rusëve që mund të rekrutoheshin, për të cilin ai tha se nuk mund të zbulohej numri i saktë.
Ndërkohë gazeta e pavarur Novaya Gazeta kishte raportuar më herët, duke cituar një burim të paidentifikuar qeveritar se seksioni i redaktuar lejonte një thirrje deri në një milion njerëz, në vend të 300,000 të raportuarve.
Lëvizja ka nxitur një dyndje drejt kufijve, burrat rusë po vazhdojnë të përpiqen të largohen nga vendi për të shmangur thirrjen nga rekrutuesit për mobilizimin e parë ushtarak të vendit që nga Lufta e Dytë Botërore.