Ambasada Ruse në Shqipëri ka reaguar pas një deklaratë të bërë nga ish kryeministri Ramush Haradinaj pak ditë më parë për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada ruse shkruan se bëhet fjalë për një provokim të radhës, të implikuar në ideologjinë e Shqipërisë së Madhe, e cila kohët e fundit ka përparuar gjithnjë e më intensivisht në rajon. Më tej Ambasada shkruan se kjo ideologji e përhapur kërcënon drejtpërdrejt integritetin territorial të shteteve të Ballkanit.
Duke e quajtur Kosovën një pseudo-shtet, ambasada thotë më tej se shantazhi politik është i papranueshëm.
Postimi i plotë:
Nga komenti i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse për deklaratën e z. R.Haradinaj
Kohët e fundit një nga politikanët shqiptarë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se synon të kërkojë mbajtjen e një referendumi për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, nëse ky pseudo-shtet i vetëshpallur nuk pranohet sa më shpejt në Bashkimin Evropian dhe organizatat ndërkombëtare si dhe Beogradi nuk do të njohë “pavarësinë” e Kosovës.
Këtu po bëhet fjalë për një provokim të radhës, të implikuar në ideologjinë e Shqipërisë së Madhe, e cila kohët e fundit ka përparuar gjithnjë e më intensivisht në rajon dhe kërcënon drejtpërdrejt integritetin territorial të shteteve të Ballkanit. Shantazhi politik është i papranueshëm dhe pikërisht kështu duhet të interpretohet fjalimi i R. Haradinajit, i cili me lehtësi propozon të rishikojë në mënyrë arbitrare kufijtë në Ballkan.