Sport11 Tetor 2022, 16:46

Thirrja skandaloze e ish-ministrit rumun për lojtarët e kombëtares: Braktisni ndeshjet me Kosovën, nuk e njohim si shtet

Shkruar nga Pamfleti
Thirrja skandaloze e ish-ministrit rumun për lojtarët e

Thirrja skandaloze e ish-ministrit rumun për lojtarët e kombëtares: Braktisni ndeshjet me Kosovën, nuk e njohim si shtet

Kombëtarja rumune e futbollit do të përballet me Kosovën në kualifikueset e Kampionatit Evropian, “EURO 2024”.

Rumania nuk e njeh Kosovën si shtet, ndaj Teodor Meleskanu, ish-ministri i Jashtëm rumun, beson se zgjidhja do të ishte që futbollistët e vendit të tij të mos luajnë në këto ndeshje dhe të humbasin të dyja përballjet në tavolinë.

Por kjo do të nënkuptonte rrezikimin e mundësive të tyre për kualifikim, shkruajnë mediat vendase.

“Kosova nuk njihet nga një sërë shtetesh, përfshirë edhe ne, Rumaninë. Ne nuk e kemi njohur kurrë pavarësinë e Kosovës. Normalisht, ajo që mund të bëhet në këtë moment është që federata jonë e futbollit, përmes Razvan Burleanu, të diskutojë edhe me shtetet e tjera që kanë të njëjtin pozicion si Rumania dhe së bashku do të duhet të arrijnë një rrugë që as të shkatërrojë të gjithë sistemin.

Prandaj, do të thoja se FRF do të duhet të gjejë zgjidhje. Nëse jo, ajo që mund të bëhet është të humbasim 3-0 në tavolinë me Kosovën”, tha ish-ministri i Jashtëm Meleskanu.

Kombëtarja e Kosovës ka njohur kundërshtarët për fazën kualifikuese të Kampionatit Europian “Euro 2024”, pas shortit të hedhur të dielën në Frankfurt të Gjermanisë.

Shorti, në letër duket disi favorizues për “Dardanët”, pasi janë evituar skuadrat e mëdha dhe ëndrra për të marrë pjesë në “EURO 2024” duket e realizueshme.

Kosova do të luajë në Grupin I, ku bëjnë pjesë Zvicra, Izraeli, Rumania, Bjellorusia dhe Andorra.

Sport "EURO 2024" ish-ministri i Jashtëm rumun ndeshja me Kosovën Teodor Meleskanu